Skip to content

Historiku

Ne jemi një brand Shqipëtar themeluar në vitin 2021 dhe kemi nisur aktivitetin tonë pranë klientëve në 2022.
Ideatori mendoi që të bashkonim dhe të përshtasnim më së miri recetat autentike të përpunimit të mishit nga Prizreni në Tiranë.
Nga një miqësi e madhe aty ndër vite lindi edhe ky bashkëpunim. Me shumë dashuri dhe përkushtim deri në detaje u krijua kjo linje e re e përpunimit të mishit në Shqipëri. Pa diskutim duke qënë fanatik gjithmonë në vërtetësinë e recetave dhe mënyrës artizanale të përgatitjes së produkteve. Me ëndrën për të qënë
një francaiz i mirëfilltë Shqiptar i dhamë shumë përparësi imazhit tonë duke u përpjekur që të jemi sa më estetik dhe ndryshe nga të zakonshmit. Të gëzueshëm edhe për fëmijët dhe sa me kreativ. Të jemi modern por pa humbur identitetin tonë Shqipëtar. E nisëm me ndërtimin e një ndërmarrjeje sipas standarteve Europiane të higjenës dhe shërbimit sepse duam të jemi të veçantë dhe luksoz.

Vizioni

E ardhmja jonë është si fillimi jonë por duke rritur cilesinë.
Duam të vazhdojmë të jemi gjithmonë një brand Shqipëtar dhe artizanal.
Duam të zgjerohemi gjithmonë brënda kapacitetit tonë duke mos u berë kurrë industrial. Ne me stafin tonë përpiqemi shumë që të përzgjedhim viçat më të shëndetshëm të rritur mirë dhe në natyrë. Në recetat tona ruajmë gjithmonë autenticitetin dhe shijen natyrale të erëzave tona Shpiptare.
Duam që të gjithë ne të krenohemi për këtë pjesë të vogël të kulinarisë sonë , përgatitjen e veçantë të mishit të përpunuar.
Sigurisht do ecim me inovacionet më të fundit teknologjike për të rritur cilësinë por gjithmonë origjinal si në fillimet tona.
Historia është shumë e rëndesishme për ne dhe duam qe JU klientët tanë të na shoqëroni përgjate gjithë suksesit tonë dhe të na ndihmoni të rritemi .
Kasapi Prizrenit
Përvojë unike në tryezat tuaja.